Lajme

Bulliqi: Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e shkollës në Dumosh në vlerë 560 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 16 May 2023

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Dumosh, e cila kap vlerën e 560 mijë eurove, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ky projekt do të financohet në tërësi nga buxheti komunal, ku sipas tij, brenda pak ditësh do  të nisin punimet.

“Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Dumosh, në vlerë prej 560 mijë euro. Ky projekt do të financohet në tërësi nga buxheti komunal, ku brenda pak ditësh edhe do të fillojnë punimet. Angazhim maksimal deri në realizimin e secilit projekt të premtuar para qytetarëve. Punë të mira e projekte të mëdha e presin Llapin”, ka shkruar Bulliqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni pamje nga projekti se si do të duket shkolla:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera