Lajme

Bulliqi: LDK-ja në gjendje të rëndë, kontrollohet nga Riinvesti e Elkos-i

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 24 May 2017

Edhe pse mbeti jashtë listës për deputet, Shpejtim Bulliqi do të vazhdojë të mbetet në partinë e tij në LDK.

Ai në një intervistë për KosovaPress thotë se vendimi që ai të mbetet jashtë kësaj liste, është i disa individëve, të cilët gjenden në strukturat e larta udhëheqëse të partisë,  të cilët e duan kokën e tij, pasi që i frikësohen ngritjes së tij politike.Bulliqi që ka kundërshtuar vazhdimisht Demarkacionin me Malin e Zi thotë se njerëzit që sot i prijnë LDK-së, ose duhet të reflektojnë, ose të lëshojnë rrugë.

Ndërsa thotë se LDK nuk mund të reformohet me njerëz të vjetër. Madje thotë se LDK gjendet në gjendje të rëndë, pasi që atë e kontrollon Riinvesti dhe ELKOS-i, të cilët e kanë shndërruar këtë parti, në biznes privat të individëve të caktuar.

-Advertisement-

“LDK-ja do të reformohet, atëherë kur do të hapen dyert,  për njerëz të ri në LDK dhe në asnjë formë me njerëz të  vjetër….LDK ja për momentin është në gjendje shumë të rëndë. Për arsye se LDK-në e kontrollon Riinvesti…. por njëkohësisht dhe ELKOS-i. Në njëfarë forme e kanë shndërruar në një kompani biznesi privat të individëve të caktuar”, tha ai.

Por pas gjithë kësaj, Bulliqi është i vendosur të mbetet në LDK  në të cilën thotë se është që nga themelimi, përkundër ofertave që ka pasur nga partitë tjera politike, opozitare dhe ato në pozitë. Ai është i bindur që  veprimet që ka bërë kur ka kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president, janë  të qëlluara dhe në vijë me elektoratin e LDK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera