Lajme

Bulliqi: KFOR-i dhe institucionet e Kosovës duhet të marrin veprime konkrete që të hiqen barrikadat

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 28 December 2022

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur rreth situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Bulliqi tha se KFOR-i dhe institucionet e vendit duhet të marrin veprime konkrete që t’i heqin barrikadat nga veriu.

“Faktori ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime konkrete që këto pengesa, qoftë brenda qoftë jashtë territorit të bëhet zhbllokimi i rrugëve dhe të krijohen kushtet për lëvizje të lirë. Sa për barrikadat në pjesën veriore, besoj që KFOR dhe institucionet e Kosovës duhet të marrin veprime konkrete që ato të lirohen”, ka thënë Bulliqi para gazetarëve.

-Advertisement-

Ai tha se pengimi i lëvizjes së lirë përbën shkelje flagrante të të drejtave të njeriut për të lëvizur në gjithë vendin.

“Një gjendje që jemi duke përcjellë me shqetësim sepse në këtë periudhë kohore të bëhet pengimi i lëvizjes së lirë mendoj që është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, për të lëvizur në të gjithë hapësirën. Nga një shtet si Serbia priten këto”, është shprehur ai.

Ndërkaq shtoi se situata është e komplikuar për numrin e madh të bashkatdhetarëve që frekuentojnë këtë arterie, duke rekomanduar kështu që ata të kërkojë rrugë të tjera alternative dhe të mos bien pre e provokimeve që po bëhen, sipas tij, andej kufirit.

“Po shpresojmë që të tejkalohet kjo situatë. Ju rekomandojmë të kërkojnë rrugë të tjera alternative që të mos bien pre e krejt provokimeve që po bëhen nga ata në anën e kundër të kufirit. Janë veprime të orkestruara për ta çrregulluar gjendjen në rajon”, ka shtuar Bulliqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera