“Bulliqi ka kërcënuar se largohet nga partia nëse certifikohem”, tensione të forta në VV-në e Podujevës

Autori: Gazeta inFokus
22:49 | 11 September 2022
Lëvizja Vetëvendosje tash e një muaj ka shpallur zgjedhjet e brendshme. Nëpër qendrat e kësaj partie është duke u zhvilluar garë për të fituar votat e antarëve.
Zgjedhjet e brendshme janë proces jo i lehtë për partitë politike sepse gërshetohen shumë ambicie dhe dëshira, ndërsa reagimet jo rrallë herë janë të ashpëra, paçka se partitë çdo herë synojnë të fshehin problemet nga plasimi në opinionin publik.
Bedri Maçastena, anëtar i Vetëvendosjes nga qendra e Podujevës është ankuar se i është bërë e padrejtë në lidhje me kandiaturën e tij dhe refuzimin që e ka marrë nga VV-ja se nuk e ka plotësuar një kriter nga ata që kërkohen.
Për Sinjalin, Maçastena ka deklaruar se eleminimi i tij ka ardhur direkt nga kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që përmes kërcënimeve se do të largohet nga Vetëvendosje nëse i aprovohet kandidatura Maçastenës.
“Mos çertifikimi ka ardhur si pasojë e presioneve që kanë ndodhur në qendrën e VV-së në Prishtinë. Arsyetimi se unë nuk e plotësoj një kriter nga ato që kërkohen nuk qëndron dhe është krejtësisht i pabazë. Kryetari aktual i Komunës së Podujevës dhe kundërkandidati nga frika e humbjes ka ndikuar në procesin zgjedhor”, tha Maçastena për Sinjalin.
Sipas informacioneve që i posedon Maçastena, kryetari Bulliqi ka kërcënuar me fjalët se nëse Maçastena çerfitikohet, atherë ai do të largohet nga Vetëvendosje. Kjo natyrisht nuk do i konvenonte partisë sepse do ta humbte udhëheqjen e një komune.
“Sipas informacioneve që unë i kam, kundërkandidati Bulliqi është ankuar apo thënë ndryshe ka kërcënuar se nëse unë çertifikohem, atherë ai do të largohet nga partia. Ky veprim nuk do i konventonte Vetëvendosjes dhe për pasojë unë nuk jam çertifikuar”, thotë Maçastena.
Ndryshe, këtë javë qendra e VV-së në Podujevë ka qenë nën akuza të vazhdueshme dhe nën tension për arsyen e reagimeve që janë plasuar në publik, e në këtë rast më i zëshmi ka qenë Bedri Maçastena që përmes rrjetit Facebook ka akuzuar partinë që ia ka pamundësuar kandidaturën.
Përveç rastit në Podujevë, ka zëra se eleminime nga gara ka pasur edhe në qendrat e tjera të Vetëvendosjes e për të cilat Sinjali do të shkruaj gjatë ditëve në vazhdim.
Nesër është dita e fundit e kandidaturave, ku do të bëhet dorëzimi i nënshkrimeve nga kandidatët në garën e zgjedhjeve të brendshme në Vetëvendosje.

Të tjera
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Mbi 1 mijë gjoba dhe 39 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1030 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequ...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...