Lajme

Buleshkaj: Nën 179, numri i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 01 April 2023

Të premten në mesnatë ka përfunduar afati për deklarim të pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë.

Yll Buleshkaj, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM, ka thënë se pothuajse të gjithë prej tyre e kanë kryer këtë obligim ligjor.

“Zyrtarët publikë janë përgjigjur mirë. Nga rreth 4,800 prej tyre, janë 179 që nuk e kanë bërë deklarimin. Ka mundësi që ky numër të bie drastikisht, pasi kemi pasur numër të madh të dorëzimin të kopjeve fizike”, është shprehur Buleshkaj.

-Advertisement-

“Janë mbi 90 përqind e zyrtarëve që deklarimin e kanë bërë përmes platformës elektronike. Besojmë se numri i tyre do të bjerë nën 100”.

Ai ka treguar se nuk ka zyrtarë të lartë shtetëror që nuk ka e ka bërë deklarimin e pasurisë sipas afatit.

“Ka disa zyrtarë të asambleve ose drejtues bordesh, por jo nivele të larta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera