Lajme

Bujar Osmani: Mbështesim tri kërkesat e BE-së ndaj Kosovës, dialogu rrugë për të zbutur tensionet

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 02 June 2023
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i është bashkuar thirrjeve të përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrellit, për tri kërkesat – zgjedhje në veri, pjesëmarrja e serbëve dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“I bashkohem thirrjes për zgjedhje të reja lokale, kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve, përfshirë atë së fundmi në Ohër”, shkroi Osmani.

Osmani, i cili është gjithashtu kryesues i Maqedonisë së Veriut në OSBE, tha se mbështet dialogun e lehtësuar të Bashkimit Evropian, për siç tha, për të zbutur tensionet dhe për të pasë stabilitet të qëndrueshëm.

“Si kryesues i Maqedonisë së Veriut në OSBE, mbështes dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, si rruga e vetme për të zbutur tensionet dhe për të siguruar stabilitet të qëndrueshëm”.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Albi Mall Superliga rikthehet me betejat për Evropë dhe mbijetesë

Të tjera