Lajme

Bujar Osmani: E inkujarojmë Kosovën dhe Serbinë të jenë në linjë të fqinjësisë së mirë

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 02 August 2022

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se po e përcjellin me vëmendje të  situatën në veri të Kosovës ditëve të fundit.

“Ne po e ndjekim situatën në veri të Kosovës me interes të madh, duke e mirëpritur depërshkallëzimin e fundit”.

“Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë në linjë me synimet e fqinjësisë së mirë dhe vlerat e Bashkimit Evropian që të vazhdojnë me atë që është rënë dakord me mirëbesim, duke marrë parasysh kontekstin e brishtë gjeopolitik”, ka shkruar Osmani në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera