Lajme

Buja thotë se lirimit të Haradinajt nuk i është gëzuar çdo shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 27 April 2017

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka thënë se jo çdo shqiptar i është gëzuar lirimit të Haradinajt nga gjykata e Kolmarit në Francë.

“Haradinaj duhet të pritet me ceremoni shtetërore, në mënyrë shtetërore duhet t’i bëhet edhe mbrojtja që nuk po e shohim sa duhet. Dhe nuk është gëzuar çdo qytetarë i Kosovës, pasi në Kosovë ka plotë njerëz, portale e të tilla gjëra, që e shajnë UÇK-në dhe ka të tillë që me padurim e kanë pritur ekstradimin e tij”, ka thënë Buja në Klan Kosova.

“Pritja e Haradinajt duhet të jetë madhështore, pasi është edhe një goditje që po i jepet Serbisë”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera