Lajme

Bugajski: ShBA e BE po ndezin fitil ballkanik, duke ushtruar presion mbi Kosovën për Asociacion

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 05 February 2023

Analisti amerikan, Janusz Bugajski, është shprehur se ShBA e BE po ndezin një fitil ballkanik, siç tha ai, duke ushtruar presion mbi Kosovën për formimin e Asociacionit.

Në një shkrim për “The Geopost” ai tha se ithtarët e Asociacipnit pretendojnë se nuk do të cenojë kushtetutën e Kosovës, ai u shpreh se në praktikë ajo mund të ketë pasoja serioze negative.

“Ëashingtoni dhe Brukseli po ndezin një tjetër fitil ballkanik duke ushtruar presion mbi Prishtinën për të krijuar një Asociacion të Komunave me shumicë Serbe (AKS). Edhe pse ithtarët e AKS-së pretendojnë se ajo nuk do të cenojë kushtetutën e Kosovës dhe as nuk do të kërcënojë pavarësinë e saj dhe institucionet demokratike, në praktikë ajo mund të ketë pasoja serioze negative si në vend ashtu edhe në rajon”, është shprehur Bugajski.

-Advertisement-

Bugajski tha se çdo marrëveshje e bazuar kryesisht në përkatësinë etnike në të cilën shteti fqinj nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ai u shpreh se është një recetë për konflikt, përcjell Klankosova.tv.

“Çdo marrëveshje e bazuar kryesisht në përkatësinë etnike në të cilën shteti fqinj nuk e njeh pavarësinë e Kosovës është një recetë për konflikt. Komunat ekzistuese me shumicë serbe tashmë i ofrojnë pakicës përfaqësim lokal, të drejtën për të emëruar policë, arsimim në gjuhën serbe dhe shumë përfitime të tjera”.

“Në të njëjtën kohë, Beogradi minon integritetin e Kosovës përmes institucioneve të saj “paralele” në veri të vendit dhe ndërhyn drejtpërdrejt në politikën e Kosovës duke kontrolluar Listën Serbe, partinë që ka kompetenca joproporcionale në parlament dhe ministra të garantuar në qeveri. Subversioni është gjithashtu i dukshëm në rrjetet kriminale ndërkufitare, dezinformimin mediatik dhe lehtësimin e depërtimit rus”, ka shkruar Bugajski.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera