Lajme

Bugajski: Serbia dhe Rusia kërkojnë konflikt në Ballkan, NATO të përgatitet për mposhtje të tyre

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 12 March 2024

NATO po krijon një “Shëngen ushtarak” në të gjithë Evropën për të lehtësuar lëvizjen e lirë të trupave dhe burimeve të aleancës përtej kufijve, përball rrezikut të një konflikti të armatosur nga Beogradi dhe Moska në Ballkanin Perëndimor, thotë në një shkrim autorial njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski.

Sipas Bugajskit, Ballkani po njihet gjithnjë e më shumë si strategjikisht i rëndësishëm në konfliktin në rritje me Rusinë dhe është pjesë e procesit të planifikimit të NATO-s kundër kërcënimeve të reja.

“Përforcimet e planifikuara të NATO-s në rajon janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të penguar dhe mbrojtur kundër çdo kërcënimi ushtarak nga Rusia dhe ‘vëllai i saj më i vogël serb’… Nëse Serbia kërkon konflikt ushtarak në rajon, NATO duhet të përgatitet për të penguar kërcënimin dhe për të mposhtur forcat e Beogradit edhe më bindshëm se kur Kosova u çlirua më 1999”, shkruan ai për The Geopost, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera