Sport

Buffon humb edhe Genoan, tani rekordi më larg

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 17 January 2018

Që prej 1 dhjetorit të 2017-ës, Gigi Buffon nuk zbret më në fushë për shkak të një dëmtimi, por paraqitjet e shkëlqyera të Szczesnyt kanë bërë që askujt të mos i bjerë ndërmend për kapitenin legjendar të Juventusit.

Edhe pas pushimeve, në sfidën me Genoan, Buffon do të jetë sërish jashtë, për shkak se nuk është rikuperuar plotësisht, ndërsa tani kapiteni i bardhezinjve rrezikon të mos tejkalojë rekordin e Paolo Maldinit.

Ish mbrojtësi i Milanit dhe kombëtares italiane, ka regjistruar 647 paraqitje në Serinë A, pra 18 më tepër se Buffon, që me mungesën ndaj Genoas, humb mundësinë për të barazuar rekordin e tij, gjithmonë nëse tërhiqet në fund të sezonit, ashtu siç ka paralajmëruar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera