Sport

Buffon e meriton Topin e Artë

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 23 May 2017

Arritjet e Gianluigi Buffonit në karrierë bëjnë që portieri italian ta meritojë Topin e Artë, raporton zeri.info.

Kështu mendon mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique. Portieri legjendar i Italisë dhe Juventusit, e fitoi së fundmi Kupën e Italisë dhe “Scudetton”, ndërsa e ka mundësinë ta shijojë edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

39 vjeçari e ka fituar tetë herë titullin e kampionit të Italisë, pesë trofe të Superkupës së Italisë, tri herë Kupën e Italisë dhe Botërorin 2006 me Italinë.

-Advertisement-

“Messi këtë vit do ta fitojë Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë dhe e meriton Topin e Artë përsëri”, ka thënë Pique për “Mediaset”.

“Mirëpo, nëse i shikoni trofetë, atëherë Buffon e ka fituar Scudetton, Kupën e Italisë dhe mund ta fitojë Championsin. Ai e meriton këtë për karrierën që e ka bërë dhe për këtë sezon fantastik”, shtoi mbrojtësi spanjoll.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy