Lajme

Buckingham Palace jep lajmin e rëndësishëm për tërheqjen e mbretëreshës Elizabeth

Autori: Ermirë Berisha 22:03 | 11 March 2022

Mbretëresha Elizabeth nuk do të marrë pjesë në “Commonwealth Service” e cila do të mbahet të hënën e 14 marsit, shkruan Gazeta inFokus.

Buckingham Palace përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ishte angazhimi i parë publik i mbretëreshës që kur mjekët e këshilluan të pushonte.

Ajo ka kaluar një sëmundje të paspecifikuar, pas së cilës u udhëzua nga ekipi mjekësor të pushonte.

-Advertisement-

“Pas diskutimit me familjen mbretërore, Mbretëresha i ka kërkuar Princit të Wells-it që të përfaqësojë Madhërinë e saj te Commonwealth Service në Westminster Abbey të hënën”, ka njoftuar Buckingham Palace./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera