Auto&Tech

Buburreci që i hyri në ekran, vazhdon të bëjë xhiro edhe pas dy muajve (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 30 August 2018

Ian Ossia nga Leeds i Anglisë, po nervozohet çdo ditë me një buburrec, që po i bën xhiro nëpër ekranin e laptopit.

Biznesmeni 46-vjeçar, që ka paguar 5,000 euro për atë Apple MacBook Pro, nuk po mund ta dërgojë për ta riparuar, sepse i nevojitet për çdo ditë, 

“Nuk e di se nga ka hyrë, por për dy muaj është brenda dhe po mbijeton ende”, ka thënë Ossia, i cili po mendon se insekti e ka gjetur një vrimë prej nga po del që të ushqehet. Mirëpo, nuk është gjetur asnjë vrimë, çoftë edhe sa maja e gjilpërës.

-Advertisement-

Sipas disa njohësve të teknologjisë, buburreci ka hyrë derisa po kompletohej laptopi dhe mund të gjejë ndonjë shteg për të dalë, nëpër hapësirën e ftohësve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera