BSPK e shqetësuar me vendimin e Kurtit për pagat: S’është e qartë cilat grupe përfitojnë nga rritja
Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 29 October 2024
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka ngritur shqetësime për njoftimin e sotëm të Qeverisë për rritjen e pagave për shërbyesit publik.
Kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli vlerësoi rëndësinë e rritjes së pagave për përmirësimin e standardit të jetesës dhe kushteve të punës për të punësuarit, megjithatë shprehu rezerva për mënyrën se si Qeveria ka prezantuar rritjen e pagave.
Ai ka kërkuar që çdo rritje page “të bazohet në kritere të qarta dhe të drejta, që reflektojnë realitetin ekonomik dhe nevojat e punonjësve.”
“Sot, pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës përkitazi me rritjen e pagave për disa kategori të punonjësve, ndjehem i detyruar të shpreh shqetësimin tim si kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Edhe pse rritja e pagave është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës së punonjësve, është thelbësore që ky proces të jetë transparent dhe i bazuar në ligj.”, tha ai.
“Si përfaqësues i sindikatave, kërkoj që çdo rritje page të bazohet në kritere të qarta dhe të drejta, që reflektojnë realitetin ekonomik dhe nevojat e punonjësve. Është e domosdoshme që procesi të jetë gjithëpërfshirës, duke përfshirë përfaqësuesit e sindikatave në diskutimet për vendime të tilla, në mënyrë që të sigurojmë që çdo punonjës të ndihet i vlerësuar dhe i respektuar.”, ka theksuar Hykolli.
Të tjera
-
Jasharaj: Rritja e pagave është e ulët dhe tepër nënçmuese
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, ...
-
Jo vetëm Durmishi, edhe Kurti dje ia krisi valles pas përurimit të një rruge 6 kilometra
Përurimit të një rruge në komunën e Dragashit, me valle, surle e tupana, i ës...
-
Vazhdojnë shqetësimet rreth marrëdhënies Musk-Putin, të dy mohojnë te kenë pasur telefonata të shpeshta
Njoftimet se miliarderi Elon Musk ka biseduar në mënyrë të vazhdueshme me Pre...
-
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare! Shkon në 95 numri i viktimave nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj
Përmbytjet e mëdha në Spanjë i kthyen rrugët e fshatrave në lumenj, shkatërru...
-
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Çmimi i arit arriti rekord të ri sot, teksa një ons u tregtua për afro 2 790 ...
-
Mustafa: Ritja e pagës është veç “premtim” e jo punë e kryer
Çka u dha për rritje pagash – deri në korrik të vitit të ardhshëm, 110 euro –...
-
Nuk ekziston vend në botë me emrin “Kosova dhe Metohia” por Republika e Kosovës- Çka tha Gërvalla, shefja e UNMIK-ut e Gjuriq në OKB
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po e përfaqëson ...
-
“Nostradamusi” i zgjedhjeve në SHBA jep parashikimin një javë para votës
I ashtuquajturi ‘Nostradamus’ i zgjedhjeve amerikane ka dhënë parashikimin e ...
-
Podujevë: Tre persona dyshohet se u helmuan nga amoniaku i frigoriferit
Tre persona dyshohet se janë helmuar nga amoniaku. Rasti ka ndodhur në orë...
-
Schwarzenegger mbështet Harris: Jam amerikan përpara se të jem një republikan
Në mbështetje të kandidates demokrate, Kamala Harris, ka dalë edhe ish-guvern...
-
Përfundon muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Me rastin e përfundimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, s...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se se sot mban mot me diell d...