Sport

Bryant kujton kohën kur Ronaldinho i prezantoi Messin duke i thënë: Njihu me lojtarin më të mirë në histori

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 17 October 2017

Ronaldinho ishte takuar me mikun e tij, yllin e L.A. Lakers, Kobe Bryant.
Legjenda braziliane, Ronaldinho, e kishte kuptuar talentin e Lionel Messit kur ai ishte shumë i ri te Barcelona. Gjatë kohës kur braziliani luante te katalunasit, ata ishin të pandalshëm dhe e kishin pushtuar Evropën.

Në atë kohë, Blaugranët ishin në një turne në Los Angeles, ku Ronaldinho ishte takuar me mikun e tij, yllin e L.A. Lakers, Kobe Bryant. Ndërsa në një intervistë të mëhershme, legjenda e basketbollit amerikan e ka treguar si ka rrjedhur ngjarja.

“Shumë kohë më parë, Barcelona erdhi në Los Angeles. Ronaldinho, të cilin e kisha mik të mirë, isha duke biseduar me të dhe ai më tha: ‘Kobe, shiko, do të njoftoj me djaloshin që do të bëhet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave’”.

-Advertisement-

“Unë i thashë: ‘Çfarë? Ti je më miri’. Por ai më tha: ‘Jo, jo. Ky djalosh këtu do të bëhet më i miri. Ndërsa ai djalosh ishte Lionel Messi, i cili ishte vetëm 17 vjeçar”, ka treguar Bryant në rrëfimin e tij.

Ronaldinho ka luajtur te Barcelona gjatë viteve 2003-2008 duke e fituar dy herë La Ligan dhe Superkupën e Spanjës, si edhe Ligën e Kampionëve. Ai e ka fituar edhe titullin e Serie A me Milanin (2010/2011), si edhe Kampionatin Botëror me Brazilin (2002).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera