Brukseli i përgjigjet Kurtit pasi kërkoi të ndahet nga dialogu anëtarësimi i Kosovës në BE
Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 25 January 2024
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sot i është përgjigjur kërkesës së kryeministrit Albin Kurti për ndarjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE me dialogun me Serbinë.
Stano tha se edhe për Kosovën edhe për Serbinë s’ka rrugë tjetër që duhet kaluar pos në dialogun e lehtësuar nga vetë Unioni.
“Rruga europiane për Kosovën dhe Serbinë shkon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Me fjalë të tjera, nëse s’ka progres në dialog nënkupton që s’ka progres as në procesin e anëtarësimit. Kjo është shumë e qartë”.
Megjithatë, Stano në konferencën e sotme tha se nëse njëra palë bën progres në procesin e dialogut, progresi do të reflektohet edhe në procesin e anëtarësimit, raporton Gazeta Express.
“Çfarë BE-ja dhe shtetet anëtare presin kur bëhet fjalë për procesin e anëtarësimit dhe dialogun. Janë pjesë e të njëjtit proces, dialogu dhe anëtarësimi për Kosovën dhe Serbinë janë pashmangshëm të lidhur. Nëse s’ka përparim në dialog dhe në përmbushjen e zotimeve do të thotë se s’ka përparim as në proceset anëtarësuese përkatëse. Nëse ka progres nga njëra palë, do të reflektohet në procesin e anëtarësimit të palës partnere”.
Ndërkaq, Stano tha se Bashkimi Europian për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë është duke pritur rezultatet përfundimtare nga autoritet kosovare, të cilat e kanë në dorë hetimin e plotë zyrtar.
“Nuk ka asgjë të re. BE po pret ende raportin final të hetimeve nga autoritetet e Kosovës, hetimi zyrtar është në duart e autoriteteve kosovare. Kur të shohim rezultatet përfundimtare, atëherë do t’i analizojmë, rishikojmë”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...