Sport

Broja, për dëmtimin: Ishte e frikshme, mund të mos luaja më futboll

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 05 June 2024

Armando Broja, i cili kishte kaluar periudha mbresëlënëse huazimi te Vitesse Arnhem, në Holandë, dhe te Southamptoni (pasi kishte lujtur për skuadrat zinxhir të Chelsea-t, pësoi një dëmtim të rëndë pas një dueli me Ezri Konsa të Aston Villas në një ndeshje miqësore.

“Ishte një turp i madh ajo që ndodhi sepse, në atë periudhë ndërprerjeje të kampionateve për shkak të Kupës së Botës, pata një shans të madh për t’u konfirmuar me trajnerin Potter”, thekson Broja.

“Kur u lëndova, po bërtisja në i shtrirë në tokë, me lot që më rridhnin në fytyrë, sepse nuk ndihesha mirë. Fizioterapistët hynë dhe më dhanë oksigjen menjëherë. Nuk i lëvizja dot këmbët. U tremba shumë. Mbaj mend që shkova në dhomën e fizioterapistëve dhe nuk mund të shihja për shkak të lotëve. Thjesht iu luta mjekut që të më jepte telefonin tim që të telefonoja mamin dhe babin.”

-Advertisement-

Broja shpjegon më tej se kishte kërkuar informacione nga Ben Chilwell, i cili kishte kaluar një dëmtim të ngjashëm:

“Fola me Ben Chilwell për atë që më kishte ndodhur, sepse ai kishte qenë jashtë me lëndime më parë dhe klubi më mbështeti. Por ishte e vështirë të punojë vetëm në rehabilitim, të shikoje shokët e skuadrës duke stërvitur dhe luajtur. Ana mendore ishte ndoshta pak më e vështirë për t’u përballuar sesa dhimbja fizike. E pata të vështirë të isha jashtë loje për kaq shumë kohë.

Është një gjë e mirë për të reflektuar ndonjëherë tani, sepse tregon se si kam ecur përpara dhe jam bërë më i fortë. E vlerësoj që jam në gjendje të luaj edhe më shumë tani. Ka njerëz që nuk shërohen nga këto lloj lëndimesh. Mund të kishte shkuar lehtësisht ndryshe, mund të mos luaja më futboll. Kjo është e frikshme.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera