Sport

Broja jep kushtrimin: Është momenti ynë, tifozët shqiptarë, më të mirët në botë!

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 30 May 2024

“Momenti ynë”. Është kjo kopertina e një interviste që sulmuesi i kombëtares, Armando Broja, ka dhënë për platformën digjitale angleze “Rising Ballers”, një ndër mediat me rritjen më të madhe në Angli për brezin e ri. Siç shpjegon dhe titulli, “Koha jonë” apo më shqip, “Momenti ynë” , Broja flet për aventurën në Euro 2024 me Shqipërinë, duke prekur tema të rëndësishme, duke nisur që nga tifozët, arma më shumë e kuqezinjve, për të cilët Broja shprehet.

“Tifozët shqiptarë janë më të mirët në botë, të gjithë bashkë jemi një, tifozë, lojtarë dhe vendi”.

Shqipëria është në grupin e ferrit të Europianit, me përfaqësuese gjigante si Italia, Spanja e Kroacia, me 22-vjeçarin që komenton.

-Advertisement-

“E dimë që do të jetë e vështirë, jemi në një grup të fortë, ndoshta grupi më i vështirë, por ne do të shkojmë atje për të bërë diçka të veçantë”.

Më tej Broja shpjegon për median angleze edhe festimin e veçantë me shqiponjë, aq popullor për shqiptarët, por që ngjall kërshëri në ambientin britanik.

“Kur shënoj, bëj festimin me shqiponjën shqiptare. Shumë njerëz mendojnë se po imitoj festimin e Anelka-s, por unë e dua vendim tim kaq shumë, ndaj e bëj. Është një festim unik dhe vërtet shumë i bukur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera