Lajme

Britanikët kundër shkëmbimit të territoreve, kërkojnë marrëveshje brenda kufijve aktual

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 12 December 2018

Ambasadori britanik i angazhuarnë Kosovë, Ruairi O’Connell, në bashkëbisedimin me qytetarët e Kosovës në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa përgjigje për shumë zhvillime politike në vend.

Shefi i zyrës britanike në Kosovë u pyet, mes tjerash, për ushtrinë e Kosovës, për taksat ndaj mallrave serbe e atyre të Bosnjës, për qasjen e BE-së karshi Kosovës dhe Serbisë, si dhe për dialogun mes dy vendeve dhe për idenë e trumbetuar kohëve të fundit nga presidentët Thaçi e Vuçiq në lidhje me shkëmbimin e territoreve si zgjidhje e mundshme.

Në pyetjen për kufijtë, Ambasadori britanik tha se shteti mendon se është në interesin e të dyja palëve arritja e një marrëveshjeje, mirëpo brenda kufijve aktualë.

-Advertisement-

“Është në interesin e secilit të arrihet një marrëveshje ligjore e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat ne i shohim si dy shtete sovrane dhe të pavarura, me raporte miqësore, dhe kjo marrëveshje duhet të jetë duke u bazuar në kufijtë aktualë. Por çfarëdo që të ndodhë është qenësore që të dyja palët të përfshihen seriozisht që të arrihet marrëveshje. Këshilla ime për Kosovën është e njëjta siç ka qenë tash e sa muaj – është mjaft e rëndësishme që të gjithë të bien dakord në një strukturë negociatash që angazhon të gjithë në një marrëveshje finale që do të zbatohet sipas rregullave të BE-së dhe të ketë mbështetjen e popullit”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera