Lajme

Britania zotohet: Mbrojmë Europën edhe pas Brexit

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 29 September 2017

Theresa May u zotua për mbështetje të pakushtëzuar ndaj mbrojtjes europiane pas Brexit-it, ndërsa përfundonte inspektimin e 800 trupave britanike në Estoni.

Gjatë vizitës së përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron, shefja e ekzekutivit britanik u shpreh se kërcënimet që nisin nga Rusia dhe ekstremizmi, për të mbërritur deri tek sulmet kibernetike e kanë kthyer sigurinë e BE-së në një çështje jetësore dhe Londra, sipas saj, nuk do ta mohojë ndihmesën e vet.

“Kjo është një shenjë shumë e qartë e angazhimit të Mbretërisë së Bashkuar ndaj NATO-s dhe sigurisë europiane. Duke biseduar me trupat këtu, dëgjova sesa mirë janë përshtatur me kolegët e tyre nga Estonia dhe Danimarka, duke bashkëpunuar plotësisht e duke dëshmuar kështu vendosmërinë e palëkundur të Aleancës për mbrojtjen e Europës”, tha May.   Agresioni i vazhduar i Rusisë, në kendvështrimin e May-t paraqet rrezik në rritje për miqtë në Estoni, Letoni, Lituani e Poloni, ndaj përgjigja jonë duhet të jetë e qartë dhe e vendosur, deklaroi ajo në margjinat e samitit të BE-së, që nisi punimet në Tallinn. Ne, përsëriti kryeministrja britanike, po largohemi nga Bashkimi Europian, por nuk po largohemi nga Europa.  Edhe pse nuk është pjesë zyrtare e agjendës, Brexit-i pritet të dominojë diskutimet e Samitit, së bashku me reformat ekonomike të BE-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera