Lajme

Britania kujton 14 ushtarët e rënë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 13 November 2022

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka organizuar, sot, ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Me këtë rast janë përkujtuar të gjithë ata që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre me Forcat e NATO-s në Kosovë. Në këtë ceremoni krahas ambasadorit Nicholas Abbott, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari si dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilët kanë bërë homazhe tek memoriali kushtuar ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar të rënë në misionin e tyre paqeruajtës në Kosovë.

“Është me rëndësi t’i kujtojmë të gjithë ata që kanë bërë sakrificën e madhe, jo vetëm ata që kanë humbur jetët e tyre por edhe ata që kanë shërbyer në operacione ushtarake në Kosovë“, ka theksuar Benjamin Ingham, nënkolonel i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të KFOR-it.

-Advertisement-

ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të KFOR-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera