Britania e Madhe do të përshpejtojë sanksionet kundër rusëve
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 05 March 2022
Britania e Madhe do të mund të lëvizë më shpejt sa i përket sanksionimit të biznesmenëve rusë, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, tha kryeministri britanik Boris Johnson, duke shtuar se masat e reja ligjore do të dërgohen në parlament javën e ardhshme.
I pyetur nga korrespondentët e huaj në Londër se pse Roman Abramovich, biznesmeni rus i profilit më të lartë në Britani për shkak të pronësisë së tij të Klubit të Futbollit Chelsea, nuk ishte sanksionuar, Johnson tha se qeveria duhej të jetë e kujdesshme.
“Nuk ka kuptim të thuhet, po, ne do të marrim masa ndaj tij, dhe më pas të përballemi me avokatët e tij. Kështu që ne duhet ta kuptojmë siç duhet. Ne gjithashtu po përpiqemi të mos e bëjmë këtë vetëm për një individ”, tha Johnson.
Britania është kritikuar se nuk ka lëvizur aq shpejt me sanksionet kundër individëve siç ka bërë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.
Johnson tha se amendamentet në legjislacionin britanik për krimet ekonomike që do të paraqiten në parlament të hënën do të ndihmojnë qeverinë të veprojë më me shumë shpejtësi.
Britania sanksionoi të enjten edhe dy rusë të tjerë – industrialistin Alisher Usmanov dhe ish-zëvendëskryeministrin Igor Shuvalov.
Abramovich tha të mërkurën se do të shesë klubin e futbollit Chelsea dhe premtoi se paratë nga shtija do t’i dhurojë për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë./REL
Të tjera
-
Macron: Arrestimi i shefit të Telegramit nuk ishte vendim politik
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se arrestimi i Pavel Durov, themel...
-
Bajqinovci: Gjatë qeverisjes së Kurtit, Kosova ka shënuar përparime gjigante
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se gjatë qeverisjes...
-
Ish-inspektori i AKI-së flet për takimin e Burns me Kurtin, thotë se erdhi për porosi të qarta
Ish-inspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, ka folur për vizitën e shefit të C...
-
Aktakuzë ndaj një serbi, Prokuroria Speciale: I pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime shqiptare
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykat...
-
Ish i burgosuri politik i përmend me emra UDB-ashët shqiptarë që e torturuan çnjerëzisht
“Refik Thaqi, Sinan Rexhepi, Ramadan Syla, Daut Morina dhe Tefik Mehmeti”. ...
-
Nis shitja e librave shkollorë
Prindërit tashmë ua kanë mësyrë librarive për t`i blerë librat për fëmijët, n...
-
Kurti për Nënë Terezën: Shqiptarja katolike nga Shkupi, u bë si nënë për të varfëritë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në akademinë solemne të o...
-
Shqiptaro-amerikani: Për Kosovën është njëjtë kushdo që fiton në Amerikë
Aktivisti politik në SHBA, Genc Mulliqi, ka treguar për takimet që pati javën...
-
Aksident i rëndë trafiku në Drenas
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Drenas-Komoran, afër gjimnazi...
-
Ministria e Shëndetësisë mundëson trajtimin e pacientit, jashtë vendit
Ministria e Shëndetësisë, do të mbulojë shpenzimet për trajtimin urgjent jash...
-
OBSH: Për gjashtë muajt e ardhshëm nevojiten 135 milionë dollarë për të luftuar ”mpox”
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se 135 milionë dollarë do ...
-
Shqipëria do mikpresë samitin e NATO-s në 2027
Shqipëria do të mikpresë samitin e NATO-s në 2025. Kështu tha kryeministri i...