Sport

Brignoli krijon telashe mes Milanit dhe Interit

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 05 December 2017

Fundi i ndeshjes me Beneventon për Milanin ishte shumë i hidhur. Si për ironi të fatit ekipi me 0 pikë mori pikën e parë për këtë sezon pikërisht ndaj Milanit dhe më e bukura falë portierit të tyre.

Sikur të mos mjaftonin gjithë këto “probleme” për Milanin, iu shtua edhe tallja e gjithë rrjeteve sociale këto ditët e fundit. Por trajneri i ri dhe klubi i Milanit po planifikojnë ringritjen nga kjo situatë e zymtë.

Klubi ka reaguar përballë gjithë lumit të talljeve të këtyre ditëve përmes një deklaratë në faqen e saj zyrtare.

-Advertisement-

“Jo, nuk është Cavese. Milan është befasuar në Benevento, aty ku disa skuadrakanë fituar bindshëm, ndërsa disa të tjera kanë fituar me vuajtje, pikërisht siç po bënin kuqezinjtë deri në minutën e 94-t. Por, sot, skuadra jonë është në Europë dhe pozicioni në renditje, edhe pse zhgënjyes në krahasim me atë që pritej, nuk na përjashton nga arritja e objektivave europian.

Tentativa për të transformuar një rezultat befasues në një tragjedi sportive është e ekzagjeruar. Skuadra është shumë e kënaqur me punën që ka filluar të bëjë me Rino Gatuzo-n dhe mundësitë për t’u përmirësuar nuk mungojnë. Fusha do ta tregojë këtë”, reagoi klubi i Milanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera