Lajme

“Brigadë e Veriut” shkruan grafite edhe në Zveçan e Zubin Poton, bën thirrje për rezistencë

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 14 November 2022

Përveç në pjesën veriore të Mitrovicës, edhe në Zveçan dhe Zubin Potok janë shfaqur grafite që mbajnë vulën e të së ashtuquajturës “Brigada e Veriut” ku thirret për rezistencë ndaj vendimit qeveritar për targat ilegale serbe “KM”.

Siç raportuan mediat lokale serbe të veriut, mesazhet e këtij grupi shkruajnë se “që nga 21 nëntori, është detyrë e secilit të rezistohet në çdo hap”.

Policia e Kosovës të dielen lajmëroi se kanë nisur hetimet rreth këtyre mbishkrimeve nëpër komunat kryesisht të banuara me serbë.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës me njësitë e saj ka marrë veprimet e nevojshme policore, me qëllimin që të hetojë këto grafike në shkruara në disa murre dhe rrugë”, ka thënë zëdhënësi i policisë kosovare, Baki Kelani.

Për disa muajsh, kjo e ashquajtur “Brigadë e Veriut” ka shkruar nëpër sheshe e rrugë mesazhe rezistence dhe kërcënuese ndaj autoriteteve të rendit dhe ligjit, por edhe ndaj vetë misionit paqeruajtës të NATO’s në Kosovë, përkatësisht KFOR’it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera