Brenda pak javësh Polonia mund t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë MiG-29
Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 15 March 2023
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se Qeveria e tij mund t’i dërgojë në Ukrainë avionët e saj luftarakë MiG-29 – avionë të prodhimit sovjetik – “brenda katër deri në gjashtë javët e ardhshme”.
Udhëheqësit e Polonisë thanë javën e kaluar se dërgimi i avionëve luftarakë do të bëhej vetëm brenda një koalicioni më të madh ndërkombëtar.
Morawiecki nuk sqaroi nëse ka edhe vende tjera tjera që do ta ndiqnin këtë shembull. Gjatë bisedimeve në Paris më 8 shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje në mënyrë specifike liderëve perëndimorë që të siguronin avionë luftarakë për t’u përballur me forcat ajrore ruse.
Sllovakia ka deklaruar gjithashtu gatishmërinë që t’ia japë flotën e saj të MiG-29 Ukrainës, në një këmbim të mundshëm të avionëve të tjerë, teksa Kievi po vazhdon të luftojë pushimin rus. Flota me MiG-29 që ka Sllovakia besohet se është në vlerë prej 300 milionë dollarësh.
Më 11 mars, mediat në Finlandë raportua se kryeministrja Sanna Marin është e gatshme të diskutojë sigurimin e avionëve luftarakë për Ukrainën. Një javë më herët, kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, tha se është në favor të furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë. Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca nuk e përjashton dërgimin e tyre nëse plotësohen disa kushte.
Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania u shprehëm kundër kësaj kërkese. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë. Gjithashtu, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja nuk do të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë. Forca ajrore e Ukrainës është familjarizuar me MiG-29 dhe mund t’i përdorë avionët menjëherë./Rel
Të tjera
-
Therét me thïkë një i mitur në Skenderaj, dërgohet në QKUK
Një i mitur është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja ka...
-
Ky është burri nga Suhareka që vdïq dje pas kontaktit me rrymën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Reçan të komunës së Suharekë...
-
Mblidhet Komisioni për Buxhet, ky është rendi
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë...
-
Kufizime të reja për azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të martën një urdhër të ri ekzekutiv,...
-
Peci: Serbët që punojnë në komunën e Zveçanit kanë frikë nga Lista Serbe, në punë vijnë me taksi që të mos i identifikojnë veturat
Serbët që jetojnë në komunat veriore kanë frikë të punojnë në institucionin p...
-
Dialogu i munguar i sindikatave me Qeverinë
Derisa Sindikata e Bashkuar e Arsimit nuk po gjenë një dialog social me Qever...
-
Biden do të zhvillojë bisedime me Zelensky në Francë dhe Itali
Joe Biden do të zhvillojë bisedime me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zele...
-
Sot hapet edicioni i 24-të i Panairit të Librit
Sot, në ambientet e Pallatit të Rinisë, hapet edicioni i 24-të i Panairit të ...
-
Shqipëri, mashtrimi me kreditë, nga hetimi i prokurorisë tek përgjegjësitë
Në Shqipëri, skema e mashtrimit financiar me kreditë, e cila ka prekur një nu...
-
Kosova 1 vjet nën masa të BE-së
Kosova vazhdon të jetë në pritje të raportit të përfaqësuesit të Lartë të BE-...
-
Osmani takon sot kryetarët e komunave
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të pres sot në takim këshillin e kryeta...
-
Ngjarjet e datës 5 qershor
Ngjarjet e datës 5 qershor 2024 Policia e Kosovës, mban një Ushtrim Fushor...