Rozë

Brenda darkës luksoze në Londër dhe urimet romantike për Dafina Zeqirin (pamje)

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 14 April 2022

Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, ka festuar 33-vjetorin e lindjes. Ajo është surprizuar nga partneri i saj, Dj Geek, me një festë private.

Nga postimet në rrjetet sociale kuptohet se ata kanë festuar në Londër, në një nga restorantet më të njohura, ku dhe nuk i kanë kursyer pozat nga darka intime.

“I uroj vajzës më të mirë në botë ditëlindjen më të lumtur sot! Ti je me të vërtetë gruaja më e madhështore, më mbështetëse dhe më e kujdesshme që dikush mund të kërkojë ndonjëherë dhe unë jam shumë me fat që të kam në jetën time!”, ka uruar Geek partneren e tij.

-Advertisement-

Më pas ai ka shtuar: “Të dua shumë! Ps. dukesh më e re se kurrë!”. Këtë festë çifti ka zgjedhur ta festojë vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke hequr dorë nga festat me shumë të ftuar dhe duke u fokusuar vetëm tek vetja.

Gjithashtu Dafina ka marrë urime të shumta edhe nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy