Brenda bankës nëntokësore të gjakut në Izrael ku mblidhen mijëra doza për ushtarët
Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 06 November 2023
Disa orë pasi militantët e grupit palestinez Hamas kanë kryer sulme në jug të Izraelit, më 7 tetor, një bankë e re e nëntokësore gjaku, i është përveshur punës.
Punëtorët i kanë bartur pajisjet në një bunker nëntokësor dhe kanë nisur të shpëtojnë jetë.
Qendra për Shërbime të Gjakut Marcus në Ramlla, afër Tel Avivit, ishte planifikuar të hapej brenda ditësh, mirëpo kur më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Izrael nga sulmet e Hamasit, planifikimet kanë ndryshuar.
“Është bërë shumë e qartë që duhet të veprojmë sipas planit të luftës, sepse ashtu ka qenë momenti”, ka thënë mjekja Eilat Shinar, drejtore e divizionit Magen David Adom – shërbimit izraelit për emergjenca mjekësore, sëmundje dhe ambulancë.
E ndërtuar 15 metra nën tokë, kjo qendër në vlerë të 135 milionë eurove është e mbrojtur prej raketave, sulmeve kimike dhe tërmeteve, për të siguruar se gjaku do të jetë gati kur të ketë më së shumti nevojë për të.
Shiner ka thënë se qendra ka dhuruar dhjetëra mijëra doza gjaku në ditët e para pas sulmeve të Hamasit.
“Ne kemi punuar shumë për ta furnizuar me gjak secilin që ka pasur nevojë. Ne kemi pasur shumë të plagosur dhe na është dashur t’i trajtojmë”.Banka paraprake e gjakut, e cila është ndërtuar në vitet ’80, nuk ka pasur kapacitet që t’i përmbushë nevojat në periudha lufte dhe është ekspozuar – ndonëse jo dëmtuar – në konfliktet paraprake, ka thënë qendra.
Pas luftës së tretë të Izraelit kundër Hamasit, më 2014, kur raketat kanë arritur në Tel Aviv dhe qytete tjera të mëdha, diskutimet kanë nisur për nevojën e krijimit të një qendre më të sigurt.
Qendra e re ka kapacitet për të ruajtur pothuajse dyfishin e sasisë së gjakut të qendrës paraprake – gjysmë milioni doza në krahasim me 270.000 – dhe ka procesuar më shumë gjak sesa që është ruajtur ndonjëherë në rezervat izraelite.
“E kemi kuptuar që pasi raketat janë nisur shumë afër qendrës, çdo pjesë tjetër mund të shënjestrohet”, ka thënë Moshe Noyovich, inxhinier i projektit dhe përfaqësues në Izrael për Miqtë Amerikanë të Magen David Adom, që e ka financuar së pari qendrën.
Në të kaluarën, secilën herë që raketat janë nisur drejt Izraelit, ekipi i ka bartur pajisjet në bunker për të vazhduar punën. Tani ata punojnë pa u penguar, ka thënë ai.Qendra e re 51.000 metra katrorë proceson gjithë gjakun e dhuruar në Izrael.
Ajo e ka qendrën transportuese, një laborator molekular, sistemin e filtrimit të ajrit që i mundëson stafit të punojë edhe në rast të ndonjë lufte kimike apo biologjike, dhe një dhomë të sigurt 300 metra katrorë, e cila mbron kundër kërcënimeve më të rrezikshme me raketa.
Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin në Gazë.
Hamasi, grupi militant islamik, ka bërë thirrje për shkatërrim të Izraelit.
Teksa ushtria izraelite avancon më thellë në Rripin e Gazës, qendra është duke u përgatitur për rritje të numrit të viktimave që mund të kenë nevojë për transfuzion.
Prej nisjes së luftës, mijëra njerëz kanë pritur me orë në rend për të dhuruar gjak.
Në fillim të tetorit, qendra i ka pranuar 5.000 doza gjaku brenda ditës – pesë herë më shumë sesa zakonisht, kanë thënë pjesëtarë të stafit.Dhuruesit idealë të gjakut janë ata me grupin O, i cili mund t’iu dhurohet të gjithë njerëzve edhe me grupe tjera gjaku.
Sapo të dhurohet, gjaku transferohet në spitale dhe i jepet ushtrisë izraelite për t’i trajtuar ushtarët e plagosur në fushëbetejë.
“Përgjatë luftës, gjaku është pjesë e procesit të ringjalljes dhe ideja është që të kemi rezerva, të mund të dhurojmë gjak sapo të kërkohet”, ka thënë Guillemette Thomas, nga organizata ndërkombëtare Mjekët pa Kufij./REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...