Lajme

Brenda 24 orësh vaksinohen afër 13 mijë qytetarë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 24 July 2021

Sipas raportit më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë janë vaksinuar 12, 932 persona, shkruan Gazeta Infokus.

MSh-ja ka bërë me dije se deri më tani në tërë vendin janë administruar 356 mijë e 771 vaksina, ku 248 mijë e 714 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, kurse 107 mijë e 551 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës. Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera