Lajme

Bregu i Diellit pas shiut (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 01 July 2023

Një pjesë e pullazit ka rënë mbi vetura në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të shiut.

Vërshime shihen edhe në këtë lagje.

Incidente janë shënuar edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit. Si në rrugën “Luan Haradinaj” është këputur një lis.

-Advertisement-

Ndërsa, kreu i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në këto kushte atmosferike dhe të mos dalin nga shtëpitë nëse nuk kanë ndonjë punë urgjente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera