Sport

“Brazili im s’ka frikë askënd”, apeli i kapitenit: Fatale nëse e bëjmë këtë gabim!

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 08 Dhjetor 2022

Brazili është kandidati kryesor për fitimin e Kupës së Botës, por rekordmenët e turneut më të rëndësishëm në futboll i pret një test i vështirë të premten ndaj Kroacisë (16:00). Kapiteni i kombëtares “seleçao”, Thiago Silva u shpreh se ai dhe shokët e tij nuk kanë frikë asnjë kundërshtar.

Në prononcimin për GDS, 38-vjeçari foli edhe për Neymar, yllin e sulmit. “Ne jemi të fortë në fushë, por edhe në kokat tona. Nuk ishte ndeshje e lehtë ajo ndaj Koresë së Jugut. Punuam shumë në lidhje me përgatitjen e asaj ndeshjeje, nuk mund të mos i respektonim koreanët.

Para se të mendojmë për gjysmëfinalen e mundshme kundër Argjentinës, ne duhet të fokusohemi te Kroacia. I respektojmë të gjithë, por nuk i frikësohemi askujt. Duhet të vazhdojmë përpara me futbollin tonë guximtar dhe dëfryes.

-Advertisement-

Neymar është i domosdoshëm për ne. Ai kaloi një javë të komplikuar dhe zbriti në fushë me vetëm dy seanca stërvitore. Ai ka treguar se është 100% i fokusuar te Kupa e Botës dhe se e dëshiron me çdo kusht fitoren finale”, deklaroi qendërmbrojtësi brazilian.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy