Lajme

Brathu: Votimi deri më tani shkoi pa probleme

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 11 June 2017

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathu, tha sot se procesi i votimit në veri të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare shkon rregullisht, duke shprehur shpresën se në tërë Kosovën deri në fund të ditës së zgjedhjeve, situata do të mbetet e qetë dhe pa probleme.

Ai sot ka vizituar qendrën e votimit në shkollën “Shën Sava” në Mitrovicë që sipas informatave që ka deri më tani, procesi i votimit ka kaluar pa ndonjë problem

Shefi i OSBE-së shtoi se roli i OSBE-së në këtë proces është për të dhënë këshilla teknike për personat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe se ky mision në katër komunat në veri të Kosovës ka mbi 200 njerëz të cilët u vendosën në të gjitha qendrat e votimit, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera