Sport

Braktisë futbollin e Kosovës për të shkuar në Gjermani

Autori: Erion Maliqaj 20:54 | 27 November 2018

Arbnor Gashi, nuk do të jetë më futbollist i Dukagjinit të Klinës. Mesfushori i krahut është përshendetur me bashkëlojtarët pas fitores së Dukagjinit kundër Arbërisë me rezultat 3:1, në kuadër të Kupës, shkruan Gazeta inFokus.

Gashi që u rrit te Dukagjini, do të udhëtojë drejt Gjermanisë për tu martuar me një vajzë nga Kosova që jeton në shtetin gjerman. Po ashtu Gashi do të provohet edhe të disa skuadra në mënyrë që ta vazhdojë karrierën.

Klubi i Dukagjinit dhe tifozët “HITHAT” e kanë falënderuar për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar shumë suksese në jetë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera