Lajme

Brahimaj në Dollove: Mesazhi më i bukur që morëm ishte shihemi pas 14 shkurtit me Ramushin president

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 07 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Lahi Brahimaj, në kuadër të fushatës elektorale, ka vazhduar takimet në komunën e Klinës, shkruan Gazeta Infokus.

Brahimaj, ka thënë se nga vizita në Dollove, kanë marrë mesazhin më të bukur, atë se me 14 shkurt Haradinaj do të jetë president.

Në këtë takim, numri 22 në listën e AAK’së, ishte së bashku me kryetarin e kësaj komunë, Zenun Elezaj dhe kandidatët e tjerë nga kjo komunë.

-Advertisement-

“Mbrëmë ishim për vizitë në Dollove bashkë me kryetarin e Klinës prof. Zenun Elezaj dhe kandidatët nga kjo komunë.

Banorët e Dollovës përveç mbështetjes që na ofruan, na ndihmuan me ide dhe sugjerimet që kishin. Mesazhi më i bukur që morëm ishte shihemi pas 14 shkurtit me Ramushin president, faleminderit Dollove”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera