Lajme

Brahimaj bashkë me Haradinajn në prani të bashkëluftëtarëve nuk harrojnë shokët që ranë në altarin e lirisë

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 24 January 2021

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Lahi Brahimaj dhe pretendenti për president, Ramush Haradinaj sot patën tri takime të ndara me ata që i kishin në krahë në kohë lufte.

Brahimaj tha se padyshim që mungesa e atyrëve që ranë për liri u vërejt edhe në këtë takim, si në çdo takim tjetër me bashkëluftëtarët.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Bashkë me Presidentin e ardhshëm Ramush Haradinaj sot në Pejë në tri takime të ndara, takuam bashkëluftëtarët, që në ditët më të vështira i qëndruam në krah njëri-tjetrit. Si atëherë edhe sot na bashkoi Kosova, atëherë na bashkoi lufta për liri e sot dëshira dhe vullneti për të parë Kosovën ashtu siç i ka hije një shteti të pavarur. Si shumë takime të tjera vërehej mungesa fizike e bashkëluftetarëve që u përjetësuan në altarin e lirisë, por ishin prezentë në zemrat e secilit nga ne dhe me amanetin e tyre që ky vend të jetë shpresa dhe krenaria e çdo shqiptari.

Bashkë me Presidentin e ardhshëm Ramush Haradinaj, sot në Pejë në tri takime të ndara, takuam bashkëluftëtarët që në…

Posted by Lahi Brahimaj on Sunday, January 24, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera