Rozë

Brad Pitt takon fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 20 June 2017

Aktori i njohur, Brad Pitt ka marrë një dhuratë të bukur për ”Ditën e Babait” duke kaluar kohë me fëmijët e tij.

Kjo ishte surprizë nga ana e Angelina pas gjithë debatit që po bëhet mes tyre për kujdestarinë e fëmijëve, përcjellë Klan Kosova.

Të gjithë qëndruan në shtëpinë e Brad Pitt në Los Angeles të shtunën në mëngjes duke u kthyer më pas te mamaja e tyre për të bërë një udhëtim drejt Etiopisë.

-Advertisement-

‘Lufta’ mes Angelina dhe Brad duket se është drejt fundit, pasi ky i fundit i është nënshtruar terapisë dhe është në gjendje shumë të mirë.

Ndërkohë, vazhdojnë të jenë në gjyq për kujdestarinë e 6 fëmijëve, të cilët kanë qëndruar me Angelinën gjatë gjithë kësaj kohe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera