BQK: Për një vit 3 milionë euro shitblerje të parave virtuale
Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 12 April 2018
Tre milionë euro shitblerje të parave virtuale janë realizuar gjatë vitit të kaluar vetëm nëpërmjet sektorit bankar. Kjo bëhet e ditur nga Banka Qendrore e Kosovës(BQK), sipas së cilës, vetëm gjatë dhjetorit 2017 ka pasur rreth 900 mijë euro blerje të këtyre parave.
Zyrtarë të BQK-së bëjnë të ditur se këto shifra paraqesin vetëm transaksionet e kryera përmes bankave dhe nuk përfshijnë transaksionet e realizuara përmes kanaleve tjera.
Shitblerjet e parave virtuale përmes sektorit bankar, sipas BQK-së, janë bërë kryesisht me platformat e vendosura në Gjermani, Kinë dhe Slloveni dhe me disa transaksione përmes platformave në Britani të Madhe, Gjerorgji dhe Japoni.
Megjithatë në BQK thonë se investimet në paratë virtuale nuk janë të garantuara.
PARALAJMËRIMET E BANKËS QENDRORE
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka potencuar se institucioni që e drejton
ka lëshuar disa paralajmërime, ku bëhet e ditur se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura në rast të humbjeve të shkaktuara nga investimi dhe përdorimi i parave virtuale.
‘Nuk ka asnjë autoritet apo instituci1on zyrtar vendor apo ndërkombëtar që merr përsipër përgjegjësinë lidhur me humbjet e mundshme nga investimi në paratë virtuale. BQK-ja ka paralajmëruar përdoruesit e platformave virtuale se këto platforma nuk janë të rregulluara me ligj, si dhe nuk janë të mbikëqyrura nga autoritetet rregullative. Prandaj nuk ka ndonjë kontroll institucional që ushtrohet ndaj këtyre rreziqeve dhe nuk ka ndonjë mënyrë ligjore të adresimit të humbjeve në rast të keqpërdorimit të investimeve nëpërmjet platformave të tilla’, ka thënë Mehmeti.
Sipas kreut të BQK-së, me qëllim të përcjelljes së zhvillimeve në këtë fushë kanë krijuar një grup punues, i cili do të merret me përcjelljen e zhvillimeve ndërkombëtare për rregullimin e parave virtuale.
‘Pra, hapat që do të ndërmerr BQK-ja për paratë virtuale, do të jenë në pajtim me hapat e ndërmarrë nga ana e rregullatorëve përkatës në BE’, ka thënë ai.
HAMZA: S’KA GARANCI PËR VALUTA VIRTUALE
Edhe Bedri Hamza, ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, thekson se Kosova nuk mund të ofrojë ndonjë garanci institucionale për shpenzimet rreth blerjes së valutave virtuale. Sipas Hamzës, zhvillimet rreth vlerës dhe sigurisë së këtyre valutave shumë lehtë mund të jenë pre e aktiviteteve të ndryshme spekulative, prandaj fton të gjithë “investitorët” pontecialë që të kenë shumë kujdes para se të marrin vendimin që të plasojnë mjetet e tyre në produkte të tilla.
‘Aktualisht, tregu i valutave virtuale mbetet një treg i parregulluar në mbarë botën dhe si i tillë nënkupton se nuk ekziston një kornizë rregullative apo një trup mbikëqyrës që përkujdeset për investimet dhe të drejtat e investitorëve’, shprehet ai.
BALIJA: VALUTAT VIRTUALE PARAQESIN RREZIQETË SHUMTA PËR INVESTITORËT
Petrit Balija, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, thotë se valutat virtuale nuk njihen si mjet ligjor i pagesës nga ana e bankave të Kosovës.
Sipas tij, ky instrument i tregtueshëm virtual nuk është i rregulluar me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës dhe paraqet rreziqe të shumta për investitorët.
‘Rreziku kryesorë është humbja e mjeteve të investuara, qoftë për arsye të rënies së vlerës së këtyre investimeve, apo edhe për arsye tjera siç është vjedhja nga hakerët. Problemi parësor qëndron në ate se asnjë institucion shtetërorë e as financiar nuk garanton asnjë aspekt të valutave virtuale. Prandaj, qytetarët që investojnë në këto instrumente janë krejtësisht të pa mbrojtur nga ligjet në fuqi’, ka sqaruar Balija./INFOKUSI
Të tjera
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...