Lajme

BQK: Për Fondin e Sigurisë, nuk aplikohet tarifë për transferim të mjeteve

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 03 March 2022

Thesari i Kosovës ka hapur llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për Fondin e Sigurisë i themeluar nga Qeveria e Kosovës.

BQK ka njoftuar se për të transferuar mjetet në këtë fond qytetarët nuk do të kenë asnjë pagesë shtesë.

“Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 2 mars 2022, ka miratuar largimin e tarifës (ngarkesës) në llogarinë e veçantë të hapur nga qeveria e Kosovës për Fondin e Sigurisë”, thuhet në njoftimin e BQK-së, raporton RTKlive.

-Advertisement-

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës kjo, ka njoftuar se në të njëjtën kohë është kërkuar edhe nga bankat komerciale në vend të mos aplikojnë tarifë për qytetarët me rastin e transferimit të mjeteve në Fondin e Sigurisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera