Ekonomi

BQK gjobitë Raiffeisenin dhe NLB-në me 1.1 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 06 August 2024

Banka Qendrore e Kosovës ka gjobitur dy banka në Kosovë për shkak të “ekspozimit të depozitave ndaj rreziqeve” dhe në kundërshtim me rregulloret në fuqi.

Vednimi është marrë në fillimin të ktij viti pas ekzaminimeve të kryera në terren nga inspektorët e BQK-së.

Raiffeisen Bank u gjobit me 800 mijë euro, kurse banka NLB pranoi gjobë prej 300 mijë eurove.

-Advertisement-

Të dyja bankat u konstatuan se lëshuan kredi në kundërshtim me rregulloret në fuqi, përkatësisht Rregulloren e BQK-së për Ekspozimet e Mëdha.

Sipas kësaj rregulloreje, bankat në Kosovë e kanë të kufizuar ekspozimin kreditor ndaj një huamarrësi të vetëm ose disa personave kur janë të ndërlidhur.

“Asnjë banke nuk i lejohet të ketë ekspozim ndaj një personi të vetëm ose një grupi të personave të ndërlidhur, nëse si rezultat i këtij veprimi, ekspozimi ndaj atij huamarrësi apo grupi e tejkalon pesëmbëdhjetë përqind (15%) të kapitalit të klasit të I-rë”, thuhet në këtë rregullore.

Kapitali i klasit të parë është kapitali i aksionarit, plus fitimet. Çdo ekspozim kreditor ndaj një huamarrësi të vetëm më shumë se 15% për qind e kapitalit të klasit të parë, është në kundërshtim me këtë rregullore.

Nga ekzaminimet në terren për bankat në fjalë, u gjet se ato e kishin shkelur këtë rregull me rastin e kredidhënies ndaj një grupi të caktuar të bizneseve. Ndonëse këto biznese ishin paraqitur për kredi si entitete të ndara, nga ekzaminimet u konfirmua se ato kishin ndërlidhje mes tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera