Bove si Eriksen? Ja shpjegimi i specialistit të njohur italian
Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 04 December 2024
Edoardo Bove u transferua dje në repartin e kujdesit intensiv të Kardiologjisë në Careggi, ku po monitorohet për arsye parandaluese.
Sipas raportimeve të “La Nazione”, një rezonancë magnetike e detajuar e kryer të hënën duket se ka evidentuar një dëmtim në ventrikulin e majtë, i pranishëm gjithashtu në tri rezonancat magnetike të kryera në vitin 2020, kur mesfushori vuajti nga një miokardit post-Covid.
Tani, testet gjenetike do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një patologji kardiake: mund të jetë rezultat i një cikatricjeje nga miokarditi i mëparshëm ose shfaqja e një kardiomiopatie aritmike kongjenitale me bazë gjenetike, e njëjta sëmundje që kishte shkaktuar vdekjen e Astorit dhe Morosinit.
Profesori Domenico Corrado, drejtori i Njësisë Operative për Kardiomiopatitë Gjenetike dhe Kardiologjinë Sportive në Universitetin e Padovës, deklaroi:
“Sipas udhëzimeve kombëtare të Mjekësisë dhe Kardiologjisë Sportive, sportistët që mbajnë defibrilator nuk janë të përshtatshëm për aktivitete sportive-agonistike, pasi këto mund të favorizojnë rikthimin e aritmive që, edhe me prani të defibrilatorit, mbeten potencialisht fatale.
Për më tepër, aktiviteti agonistik mund të përshpejtojë progresin e sëmundjes kardiake strukturore në bazë, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një kardiomiopati gjenetike.”
Bove është ende i shtruar për shkak të pasojave të një aritmie të rëndë që e goditi gjatë ndeshjes kundër Interit, duke i shkaktuar, ndërsa ishte në ambulancë, një arrest kardiak. Corrado shtoi:
“Kur ka një arrest kardiak nga aritmia ventrikulare, udhëzimet kërkojnë vendosjen e një defibrilatori nënlëkuror.”
Në këtë rast, Bove nuk do të mund të praktikonte aktivitet agonistike në Itali, por mund të luante jashtë vendit, siç ka ndodhur me Christian Eriksen. Gjithsesi, do të jenë vendimtare rezultatet e reja të ekzaminimeve klinike.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
Elezi: Të hënën hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në...
-
Vullneti: Të gjithë djemtë në Kosovë kanë nga një foto para kerreve
Vullneti ka biseduar me banorët lidhur me fotografitë që postojnë djemtë në K...
-
Nasim Haradinaj i bindur që Gjykata në Strasburg do ta trajtojë lëndën e tij kundër Speciales dhe shteteve financuese
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ng...
-
Zvogëlohen pritjet nëpër pikat kufitare
Pritjet në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sip...
-
Hoxhaj: Vetëm PDK rikthen besimin e aleatëve, Kosova ka nevojë për një marrëveshje strategjike të sigurisë me SHBA-në
Në një intervistë të fundit, Enver Hoxhaj ka theksuar se Partia Demokratike e...
-
Presidentja e RMV-së nuk e nënshkruan Dekretin që licencat për çerdhet të jenë edhe në gjuhën shqipe
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk e nënshk...
-
Lista e PS-së për zgjedhjet – Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët
Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt...
-
Nndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë
Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të diel. Bëhe...
-
Trump për Melonin: E ‘pushtoi’ Evropën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin e zg...
-
Evropa bëhet gati për ‘ngricat siberiane’
Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke ...
-
E ardhmja e NASA-s e lidhur ngushtë me firmat komerciale hapësinore
Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e ...