Botohet në Francë libri me poezi të zgjedhura i Eqrem Bashës
Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 24 May 2017
Poezia e Bashës, e zgjedhur nga e gjithë krijimtaria e tij poetike, vjen në një botim të përgatitur me shije e pedanteri dhe është paraqitur paralelisht, në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht, në një vëllim prej 112 faqesh, e shoqëruar me parathënien e përkthyesit dhe studiuesit Aleksandër Zoto, shkruan KultPlus.
Kohë më parë shtëpia botuese franceze “Voix d’encre” ka botuar librin me poezi “L’homme nu” (Njeriu lakuriq) të shkrimtarit Eqrem Basha, përkthyer në frëngjisht nga profesori i Universitetit të Sent Etienit, përkthyes i shumë autorëve të letërsisë shqipedhe autori disa antologjive të poezisë dhe prozës shqiptare, Aleksandër Zoto.
Poezia e Bashës, e zgjedhur nga e gjithë krijimtaria e tij poetike, vjen në një botim të përgatitur me shije e pedanteri dhe është paraqitur paralelisht, në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht, në një vëllim prej 112 faqesh, e shoqëruar me parathënien e përkthyesit dhe studiuesit Aleksandër Zoto, shkruan KultPlus.
“Ky poet xhentëllmen na shëtit, nën ndikimin e rrënjëve të tij ballkanike dhe edukimit europian, mes përmes kësaj toke të njerëzve, duke e kthyer poezinë e tij në përgjigje të gjithë asaj që na zvetënon, na shtrembëron, ose që synon të na shpërfytyrojë e të na përulë. Ai e rrudh, në fakt, gjuhën, dhe e vë në shërbim të rrjedhës së saj nonshalante, me një higjienë të mendjeve dhe zemrave, të cilave ua rikthen të drejtën dhe dinjitetin e tyre”, është një citat i parathënies së prof. Zotos, i vënë në shpinën e kopertinës së librit.
Të kujtojmë se një libër me tregime të zgjedhura të Eqrem Bashës kishte botuar në vitin 1999 shtëpia e njohur botuese pariziene“Fayard” me titull “Les ombres de la nuit” (Hijet e natës) përkthyer nga Christiane Montécot dhe Aleksandër Zotos ndërsa poezitë dhe tregimet e tij janë botuar shpesh në revista e periodikë letrarë të Francës./KultPlus.com
Të tjera
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...