Lajme

Bota në alarm, ja çfarë paralajmëron Donald Tump

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 08 May 2017

Shqetësimet për tërheqjen e mundshme të SHBA-ve nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, ka qenë fokusi kryesor i bisedimeve të OKB-së, ku marrin pjesë negociatorë nga gati 200 vende.

Por, shqetësimet se presidenti amerikan, Donald Trump, do të tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015, janë gjithnjë në rritje.

Disa delegatë thonë se një hap i tillë do të ishte goditje e madhe për marrëveshjen, e cila merret me zbutjen dhe adaptimin e emetimeve të gazrave serrë, duke filluar nga viti 2020.

-Advertisement-

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, është zotuar se do të zvogëlojë emetimet e karbonit për 32 përqind deri në vitin 2030.

Por, presidenti i ri ka thënë se ky plan është një pengesë e panevojshme për industritë e thëngjillit, naftës dhe gazit.

Reduktimi i gazrave serrë në atmosferë është i rëndësishëm për parandalimin e ngrohjes së mëtejshme globale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera