Lajme

Bosnja nuk do e njeh Kosovën, Dodik e pengon atë

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 17 September 2020

Bosnja dhe Hercegovina do të vazhdojë të mos e njohë shtetësinë e Kosovës.

Kjo u konfirmua edhe njëherë sot në seancën e rregullt të Presidencës së këtij shteti.

Anise anëtari kroat, Zheljko Komshiq dhe kryesuesi boshnjak Shefik Xhaferoviq votuan që Bosnja ta njeh Kosovën kjo nuk u aprovua. Kjo pasi kundër ishte anëtari serb i presidencës Millorad Dodik.

-Advertisement-

Megjithatë vendimi për njohjen e Kosovës nuk është përfundimtar, pasi u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit në seancën e ardhshme.

Ky zhvillim i së premtes, në presidencën Boshnjake në Sarajevë, u prit me dëshpërim nga boshnjakët që jetojnë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera