Lajme

Bosnja fton Kosovën që të dialogojnë për heqjen e taksës – Përgjigja e Qeverisë së Kosovës, epike

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 19 January 2019

Pas dy muajve kohë nga vendosja e taksës ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnjë-Hercegovina, kjo e fundit i ka bërë ftesë institucioneve të Republikës së Kosovës që të dialogojnë për largimin e masës 100 për qind ndaj produkteve të tyre. Përkundër presionit të gjithanshëm, Qeveria e Kosovës mbetet e palëkundur në vendimin e saj, pwrcjell inFokus.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka konfirmuar për Periskopin se ashtu siç parashihet me marrëveshjen e CEFTA’s, Kosova do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, e cila është paraparë për javën e ardhshme.

Megjithatë, ministri Shala tregon se liderët institucionalë nuk do të shkojnë për bisedime, por vetëm stafi profesional që zakonisht shkon në takimet e CEFTA’s.

-Advertisement-

”Ashtu siç e sheh marrëveshja e CEFTa’ës, ku aty parashihen kosultimet në rast se ka ndonjë problem nga njëra palë. Bosnja ka kërkuar në mënyrë zyrtare në bazë të marrëveshjes së CEFT’A’s konsultime me Republikën e Kosovës. Ka dërguar letër në institucionet e Republikës së Kosovës. Ne kemi stafin profesional që marrin nëpër takimet e CEFTA’s. Iu kemi përgjigjur pozitivisht. Stafi jonë do të mbajë takimin me përfaqësuesit e Bosnjës javën e ardhshme’’, ka thënë Shala për Periskopin.

Tutje ai e bën të qartë se përkundër këtij takimi, taksa ndaj Bosnjës nuk do të hiqet.

‘’Stafi do t’ia sqarojë atyre arsyet përse Republika e Kosovës ka ndëmarrë masë të tillë dhe do t’i tregojmë që masa do të vazhdojë të mbetet në fuqi. Përderisa nuk eliminohen arsyet të cilat na kanë detyruar neve si Qeveri që të marrim një vendim të tillë’’, ka përfunduar ministri.

Bosnja dhe Hercegovina ishte sanksionuar nga Qeveria e Kosovës për çështje të reciprocitetit. Kjo masë u ndërmor për shkak të pengesave që u bëhen biznesëve kosovare , si dhe moslejimi i automjeteve nga Kosova që të hyjnë në territorin e Bosnjës.

Përkundër presionit nga Serbia por edhe nga Bosnja, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se do të mbetet i palëkundur në vendimin e tij.

Haradinaj vlerësoi se Serbia, si importuesja më e madhe, meriton taksën si kundërpërgjigje ndaj fushatës së ashpër kundër shtetësisë së Kosovës.

Në anën tjetër, edhe SHBA e Bashkimi Evropian kanë kërkuar që urgjentisht të hiqet taksa 100 për qind. Megjithatë Qeveria e Kosovës ka injoruar edhe kërkesën e ndërkombëtarëve.

Kujtojmë që përveç Serbisë e cila nuk do që ta njohë Kosovën, as Bosnjë-Hercegovina nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera