Bosi i Mercedesit përçan dyshen Hamilton-Bottas
Autori: Gazeta inFokus
16:49 | 11 Dhjetor 2017
Bosi i Mercedesit në Formula 1, Toto Wolff beson se brenda ekipit të tij duhet një “çekuilibër” mes Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas, në mënyrë që dy pilotët të performojnë në nivelet më të larta të mundshme.
Hamilton dhe Bottas u morën vesh shumë mirë me njëri-tjetrin gjatë sezonit të parë si kolegë skuadre, duke ndryshuar kështu atmosferën te Mercedesi, pas tensioneve trevjeçare në luftën për titull mes Hamiltonit dhe gjermanit Nico Rosberg.
Wolff e bëri të qartë dëshirën e tij që t’i ketë të dy pilotët pretendentë për titullin kampion në kampionatin e vitit të ardhshëm, pasi kjo gjë do të ndihmojë në rritjen e nivelit të përgjithshëm të të gjithë skuderisë, edhe pse ndoshta mund të rezultojë e vështirë për t’u menaxhuar, shkruan Top Channel.
“Nuk mendoj se duhet të shmangim situatat stresuese, – tha drejtuesi austriak i Mercedesit. – Duhet ta pranojmë se, nëse dy shokë skuadre luftojnë për të fituar garat, e pse jo edhe kampionatin, ky do të ishte një rivalitet konstruktiv. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe ta pranojmë nëse vihemi përballë një situate të tillë. Ne nuk po përpiqemi të krijojmë një familje të re këtu, por duhet të kërkojmë që të jemi skuderia më efektive në këtë sport, e që të kemi diçka të tillë duhet të kemi stres, tensione, madje edhe mosmarrëveshje, po aq sa qetësi dhe sjellje pozitive e me mendje të kthjellët në skuadër”, theksoi Wolff.
Sipas tij, sikurse ndodh në çdo aspekt të jetës, edhe në Formula 1 duhet t’i kesh të dyja këto qasje, pasi kjo përbën ndoshta edhe recetën për sukses të garantuar.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
































