Bosi i kriptovalutave ‘FTX’ arrestohet në Bahama në bazë të akuzave amerikane
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 13 December 2022
Policia në Bahama ka arrestuar Sam Bankman-Fried, themelues i kompanisë për këmbimin e kriptovalutave FTX, tha prokurori i përgjithshëm i këtij shteti.
Ai pritet që të dalë të martën para një gjykate në kryeqytetin e këtij shteti të Karaibeve, Nasau. Policia tha se Bankman-Fried u arrestua për “shkelje financiare” kundër ligjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Bahama.
Muajin e kaluar FTX shpalli falimentimin në SHBA, duke pamundësuar që shumë përdorues të kësaj kompanie të tërheqin fondet e tyre.
Sipas një dosjeje gjyqësore të paraqitur në gjykatë muajin e kaluar, kompania FTX u detyrohej 50 kreditorëve të saj më të mëdhenj afër 3.1 miliardë dollarë.
Është e paqartë se si personat që kanë fonde në këtë kompani do të mund t’i marrin ato në fund të procedurave të falimentimit. Megjithatë, shumë ekspertë kanë paralajmëruar se kreditorët do të mund të marrin një pjesë shumë të vogël të shumës së depozituar.
FTX u ka lejuar klientëve që të këmbenin para normale për kriptovaluta, sikurse Bitcoin.
Bankman-Fried më herët është parë si një version i ri i investitorit legjendar amerikan, Warren Buffett, dhe deri në fund të tetorit ai kishte pasuri neto më shumë se 15 miliardë dollarë.
Ai ishte bërë i famshëm në Uashington si donator politik, që supozohet se ka mbështetur parandalimin e pandemisë dhe përmirësimin e rregullave për kriptomonedhat.
Bankman-Fried po mbahet në paraburgim “në përputhje me aktin e ekstradimit të shtetit tonë”, tha përmes një deklarate Prokuroria e Përgjithshme në Bahama. Ky shtet pret që ai të ekstradohet në SHBA.
“Më herët gjatë kësaj mbrëmjeje, autoritetet në Bahama arrestuan Samuel Bankman-Fried në bazë të kërkesës së Qeverisë amerikane, bazuar në një akuzë të mbyllur për publikun të qarkut jugor të Nju Jorkut. Ne presim që të zbardhim këtë aktakuzë në mëngjes dhe do të kemi më shumë detaje atëherë”, tha zyra e Prokurorit të SHBA-së në Menhetën, përmes një postimi në Twitter.
Rregullatorët financiarë në SHBA po ashtu paralajmëruan masa kundër Bankman-Fried.
“Ne përgëzojmë partnerët tanë të rendit për punën e tyre lidhur me arrestimin e Sam Bankman-Fried në Bahama për akuza të krimeve federale”, tha përmes një deklarate kreu i Komisionit të Letrave me Vlerë, Gurbir Grewal.
“Ky komision ka autorizuar akuzat që kanë të bëjnë me shkeljet e ligjeve tona për letrat me vlerë, që do të bëhen publike nesër në qarkun jugor të Nju Jorkut”, shtoi ai.
Bankman-Fried ishte paraparë që të dëshmonte para Kongresit amerikan të martën lidhur me falimentimin e kompanisë FTX.
FTX u themelua më 2019 nga Bankman-Fried, një ish-tregtar në Wall Street, dhe ish-punonjësi i Google, Gary Wang.
Kjo kompani u bë kompania e dytë më e madhe në botë e këmbimit të kriptovalutave, duke tregtuar rreth 10 miliardë kriptovaluta në ditë.
Por, më 11 nëntor FTX paraqiti kërkesën për mbrojtje nga falimentimi pasi përdoruesit e kompanisë tërhoqën 6 miliardë dollarë brenda tre ditësh nga kjo platformë dhe kompania rivale, Binance, u tërhoq nga një marrëveshje që do ta shpëtonte FTX nga falimentimi. Po ashtu, në këtë kohë Bankman-Fried dha dorëheqje nga posti i shefit ekzekutiv të kompanisë.
Gjatë intervistave dhe paraqitjeve publike, Bankman-Fried ka pranuar se ka bërë gabime gjatë udhëheqjes së kompanisë, por ka tentuar që të distancojë veten nga akuzat për aktivitete kriminale.
Kolapsimi i FTX erdhi në kohën kur industria e kriptovalutave ka kaluar nëpër një vit të trazuar. Gjatë këtij viti, Bitcoin ka humbur më shumë se 60 për qind të vlerës së tij, ndërkaq vlera e kriptovalutave të tjera po ashtu ka rënë./REL
Të tjera
-
IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme...
-
Hamza në Bair të Mitrovicës: Ecim përpara me qëllim e guxim, drejt fitores së 9 shkurtit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Këta janë tre anëtarët e një familje që vdiqën tragjikisht sonte në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë,...
-
Imri Ahmeti: Në Topliqan na treguan që përkushtimi për fitore është i palëkundshëm
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti është pri...
-
Daut Haradinaj: Peja me rrethinë do të jetë fituese me Kosovën Fituese
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndal
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Për 20 centimetra karrige, shkel mbi nderin” – Demhasaj reagon ashpër pasi Gërvalla e quajti Ramush Haradinajn të ashtuquajtur hero
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, ka...
-
Këta janë 3 zyrtarë policor që mbetën të lënduar në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën magjistrale Mi...
-
Edhe pesë të lënduar nga aksidenti në Çubrel, katër prej tyre zyrtarë policorë
Në aksidentin në fshatin Çubrel të Skenderajt, vdiqën sonte tre persona civil...
-
Bedri Hamza nga Shala e Lipjanit: Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës
Bedri Hamza pas tubimit masiv me veteranët e UÇK-së, ka takuar edhe banorët e...
-
Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, shkon në 3 numri i viktimave
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë –...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë, vdes një person e lëndohen disa të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjaë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë – ...