Lajme

Borrelli dhe Lajçaku fillimisht takojnë Vuçiqin, pastaj Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 14 September 2023

Sot në Bruksel zhvillohen takimet e nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Është paralajmëruar që takimet të nisin prej orës 09:00 të mëngjesit.

Klan Kosova mëson se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, si dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së pari takojnë Vuçiqin dhe pastaj Kurtin.

-Advertisement-

Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimi Borrell-Lajçak-Vuçiq zhvillohet prej orës 9:00.

Prej orës 10:00 nis takimi Borrell-Lajçak-Kurti, ndërsa në orën 11:00 është paraparë që të zhvillohet takimi trelateral.

Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media ku pritet të shpalos detaje rreth takimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera