Lajme

Borrell takon kryeministrin kroat: Duhet të jemi të bashkuar për depërshkallëzimin në veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 08 July 2023

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, është takuar me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq sot në Kroaci në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.

Temë takimi mes tyre ishte edhe situata aktuale në veri të Kosovës, derisa për Kroacinë ka thënë se është shembull suksesi për anëtarësimin e saj në BE.

“Faleminderit, kryeministër Andrej Plenkoviq për një shkëmbim të rëndësishëm mbi situatën rajonale, veçanërisht për Bosnjë e Hercegovinë. Gjithashtu edhe në veri të Kosovës, në momentet kur duhet të jemi të bashkuar, të fokusuar në de-përshkallëzimin dhe zgjidhjet e realizueshme. Historia e suksesit të Kroacisë është një demonstrim i qartë i fuqisë transformuese të BE-së”, ka shkruar Borrell në Twitter.

-Advertisement-

Në këtë forum nga Kosova ka marrë pjesë kryediplomatja Donika Gërvalla. Ndërkaq, pjesëmarrës janë edhe dy emisarët, ai i BE-së Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së Gabriel Escobar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera