Lajme

Borrell: Operacioni për të evakuuar europianët nga Sudani ishte i suksesshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 24 April 2023

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, e quajti operacionin për evakuimin e qytetarëve europianë nga Sudani “të ndërlikuar”, por në të njëjtën kohë “të suksesshëm”, gjatë një takimi në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg.

Sipas  Borrell, mbi 1000 civilë u evakuuan nga zona.

“Së pari 21 persona nga stafi i BE-së, janë tashmë në Europë dhe shumë më tepër qytetarë të BE-së janë larguar nga Sudan. Nuk mund të jap shifrat e sakta, por besoj janë mbi 1000 njerëz.

-Advertisement-

Dua të falënderoj veçanërisht Francën për largimin e qytetarëve tanë dhe përpjekjet e koordinuara të shumë vendeve”, vuri në dukje Borel.

Së fundi, ai theksoi nevojën për një zgjidhje politike të çështjes në Sudan dalja e situatës jashtë kontrollit do të kishte pasoja në të gjithë Afrikën. /Abc news

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera