Lajme

Borrell: Fundi i luftës në Ukrainë pothuajse i pamundur pas aneksimit rus

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 01 October 2022

Aneksimi i katër zonave nga Rusia në Ukrainë e bën pothuajse të pamundur përfundimin e luftës në Ukrainë, tha Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë.

Aneksimi i rajoneve ukrainase të Donetsk, Luhansk, Zaporozhzhia dhe Kherson e bën shumë më të vështirë, pothuajse të pamundur përfundimin e luftës”, tha Borrell për televizionin spanjoll RTVE.

“Rusia po e humb luftën. Ajo e humbi moralisht dhe politikisht, por Ukraina nuk ka fituar ende”, tha Borrell në një forum në Spanjën verilindore, ku ai mbrojti sanksionet evropiane të vendosura ndaj Rusisë dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera